I duhej një një mol pluskues në breg të detit dhe hodhën materiale inerte në fillim të Lungomares. Por kur janë pikasur nga policia, tre vlonjatët janë vënë në pranga.
“Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente” njoftoi policia që i arrestoi të tre personat.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:
– F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë.
– Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.
– L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./GSH



