Pa energji elektrike sot nga ora 08:00 deri në 15:00 do të mbeten banorët e rrugëve “Pelagonija”, Brsjaçka Buna, Demirhisarska dhe “Indira Gandi” nr.31 në komunën e Shuto Orizarit. Ndërsa nga ora 09:00 deri në 12:00, pa rrymë do të jenë edhe banorët e një pjese të rrugës 4 dhe një pjese të rrugës 8 në Gorno Sonje, në komunën e Sopishtes.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit njoftojnë se ndërprerja e energjisë elektrike është për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv.



