Studentët shqiptarë sot do të protestojnë sërish për provimin në gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë kanë njoftuar për një protestë të re, e cila do të mbahet sot, më 18 maj 2026, në ora 16:30 para Urës së Gurit në Shkup. Ata kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.Protesta do të organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë me një zë”, me fokus në mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, hajdeni të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve!”, thonë studentët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme