Ndërrimi i qeverive rrezikon kullat e Jasharajve me shembje, kërkohet ndërhyrje urgjente

Të qëndrueshme e simbol i rezistencës gjatë luftës në Kosovë, mirëpo jo edhe pas luftës.

Kullat e familjes Jashari, e cila ra heroikisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë filluar të dëmtohen, e nëse vazhdon të ketë neglizhencë nga ana institucionale rrezikojnë të shemben.

E projekti për konservimin e kullave, i cili është një proces për ngrirjen e objekteve me vlerë historike ashtu siç janë, si dhe ruajtjen e tyre është i gatshme që nga viti 2016.

Idriz Blakaj, drejtor i Agjencionit për Mbrojtjen e Memorialëve të Luftës, ka thënë për lajmi.net se për vitin 2018 u janë ndarë 1.5 milion euro për këtë proces, mirëpo për shkak të Ligjit për Kompleksin Memorial të Prekazit i cili është në procedurë këto mjetë pritet të vonohen.

“Projekti për konservimin e kullave është i gatshëm nga viti 2016, por deri tani nuk kishim mjete për ekzekutim. Për vitin 2018 na janë ndarë  1.5 milion euro për konservim mirëpo në procedure është ligji për Kompleksin Memorial të Prekazit”, thotë Blakaj.

Blakaj shtoi se shkas për rifillimin e procedurës për këtë çështje është rënia e Qeverisë së kaluar që u pamundësoj atyre fillimin e punëve.

“Ligji kishte kaluar në lexim të parë mirëpo ra qeveria dhe tani duhet procedure e re nga fillimi, ligji është kthy në qeveri e prej atje vije në Parlament për miratim.” theksoi Blakaj.

Blakaj shtoi se është e pamundur që ata si Agjenci pa miratimin e Ligjit të Kompleksit Memorial të Jasharajve, të shpallin tenderin për konservimin e kullave, duke theksuar se tenderi duhet të jetë ndërkombëtar dhe se ata po presin miratimin e këtij ligji.

“Pa miratim të ligjit ne si Agjenci nuk mund ta shpallim tenderin për konservim sepse ligji e parasheh që një komision ndër institucional ta shpall tenderin dhe ta përzgjedh kompaninë fituese. Tenderi duhet të jetë ndërkombëtar. Ne po presim miratimin e ligjit.” tregon Blakaj.

Mirëpo a do të mjaftojnë këto mjete të ndara nga Qeveria e Kosovës për këtë proces?

Sipas Blakajt, edhe pse kjo gjë varet nga ofertat ky proces pritet të kushtojë rreth 6 milionë euro, e që është 4.5 milionë euro më shumë se sa shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Tutje, Blakaj thotë për lajmi.net, se ata kanë marrë masa për ruajtjen e kullave duke i mbuluar me llamarinë,  mirëpo kjo nuk ju siguron atyre qëndrueshmëri , duke thënë që çdo ditë vonesë  e këtij procesi paraqet rrezik të madh për ruajtjen e kullave.

“Sipas projektit konservimi do të kushtoj rreth 6 milion euro por kjo varet nga ofertat. Konservimi është vonuar tepër mirëpo qe të mos dëmtohen ato në fillim jan mbuluar me llamarinë. Çdo ditë vonesë paraqet rrezik për kullat”, përfundoi Blakaj. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme