Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena.
Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm.
Ajo ndërroi jetë pasi paraprakisht ishte e shtrirë në Mjekimin Intensiv në QKUK.
Biografia:
Aktorja Leze Qena ka lindur në Prizren, me 1 Mars 1935. Ajo shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.
Aktorja e mirënjohur Leze Qena, deri para pak muajsh ka qenë aktive profesionalisht, si pjesë e disa projekteve të ndryshme.
Leze Qena, ikona e teatrit dhe televizionit, ka një jetë në skenë dhe historinë e suksesit të saj e njohin thuajse të gjithë.
Aktorja që e cila të mërkurën ndërroi jetë, muajt e fundit nuk ka qenë mirë shëndetërisht, për çka edhe është distancuar nga angazhimet artistike.
Leze Qena ka qenë e martuar me aktorin famshëm, tani të ndjerë Xhevat Qena.
Mes dyshes ka pasur aq sa dashuri, aq edhe përkushtim ndaj aktrimit e humorit.
Karriera e tyre artistike ka qenë gjithmonë e pandashme. Të dytë kanë qenë të pandashëm, derisa vdekja i mori.
Xhevat Qena dhe Leze Qena janë ndër ato personazhe që nuk harrohet dot, për aktrimin e tyre, humorin, rolet e tyre në art, jetën që i dhanë karaktereve dhe pavdekësinë e lavdishme që ia siguruan vetvetes duke hyrë në historinë e artit dhe kulturë shqiptare.
Rolet e tyre, të shpeshta edhe bashkë, kanë sjellë freski tek shikuesi.
E bashkë ishin edhe në kohën e Radio Televizionit të Prishtinës. Madje, jo vetëm humori u shkonte për dore, por edhe këndimi.
Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, siç pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: “Unë e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaticiteti, e kam njëfarë fuqie për drame”.
Xhevat Qena vdiq në mars të vitit 2003, shkruan KultPlus.