Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Sllupçani Xhelal Osmani

Sakte.net/ E Premte- 16 Shtator 2016 / 12:24

Pas një sëmundjeje të rëndë, të enjten mbrëma ka ndërruar jetë Xhelal Osmani (1952) nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, njofton Koha.mk.

I njohur si personalitet kombëtar e fetar, në luftën e vitit 2001, Xhelali ishte njëri ndër ushtarët më të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa në shtëpitë e familjes së tij, që në fillim të luftës, ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i Brigadës 113 “Ismet Jashari” , Spitali i improvizuar Ushtarak, si dhe Kuzhina e UÇK-së.

Ndryshe, Xhelali ishte djali i hafëzit të njohur të Kumanovës dhe më gjerë, Qemal Osmani.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Sllupçan, pas namazit të xhumasë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme