Ndërron jetë 11-vjeçarja në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë është shëënuar mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet, ku një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rrymës elektrike.

Policia bën me dije se vogëlushja ishte transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë, shtojnë blutë e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme