Dy shqiptarët e vrarë në Athinë, me precedentë në fushën e narkotikëve. Pse ndodhi ngjarja me 2 të vrarë e 3 të plagosur

Athina u pergjak mbremjen e djeshme nga te shtenat me arme zjarri ne dy lagje te ndryshme te saj qe lane pas 2 te vdekur dhe 3 te plagosur, mes te cileve dy police. Dy shtetasit shqiptare te vrare mesohet se jane me inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjec, te dy me precedente penale ne fushen e narkotikeve.

Burimet me te fundit bejne me dije se ngjarja ka nisur fillimisht ne rrugen “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku nga nje automjet “Mercedes- Benz” eshte hapur zjarr ndaj drejtuesit te nje motorri, duke e plagosur rende kete te fundit. Pas motorrit ndodhej nje automjet tip “Audi”, brenda te cilit ndodheshin dy persona, mes te cileve ne timon edhe babai i viktimes.

Duke pare ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makines “Mercedes-Benz” duke lene te vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dale pasagjeri dhe ne tentative per t’u larguar me vrap per t’u fshehur eshte goditur nga nje automjet ne levizje duke mbetur i plagosur. Nje tjeter person nderkohe ka dale nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kercenimin e nje arme ka ndaluar nje mjet ne rruge duke e grabitur e me pas ka ikur me te.

Ai eshte drejtuar per ne lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar te grabisi nje karburant dhe nje market. Me pas ka dale ne rruge dhe ka ndaluat nje patrulle policie duke e menduar per taxi. Sapo ka pare policet ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur nderkohe qe edhe policet jane kunderpergjigjur duke e vrare shqiptarin.

Mesohet se dy shqiptaret e vrare, te cilet rezultojne shoke me njeri tjetrin pasi te dy ndodheshin ne automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojne te arrestuar per ceshtje droge ne maj te vitit te kaluar ne Athine./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme