Ndërron jetë një tetovar në Liqenin e Ohrit

S.I. nga fshati Kamenjan i Tetovës mbrëmë ka ndërruar jetë përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitaleve në Strugë dhe Shkup, njoftoi MPB-­ja.

Sipas policisë trupi i 24 vjeçarit dje është nxjerrë nga liqeni rreth orës 15.30 ku është dërguar në spital dhe rreth orës 20.15 ai ka ndërruar jetë.

Siç mësohet S.I. ka vozitur anije ku më pas ka kërcyer në liqen dhe më nuk është shfaqur ku ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e tij pa ndjenja.

Menjëherë pas nxjerrjes nga uji janë marrë masa, por sistemi nervor nuk ka funksionuar, ku ekipi mjekësor i Strugës e kanë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme