Ndërtimet pa leje dhe mikrokreditë/ Prokurori i Përgjithshëm: Çështjet janë dërguar për hetim, i takon gjykatës të vendosë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se janë shqetësuese fenomenet e mikrokredive, por edhe ato të ndërtimeve pa leje.


I pyetur nga Gazment Bardhi  nëse ka patur dënime apo procedime lidhur me ata që ndërtojnë kulla në Tiranë, Olsian Çela u përgjigj se një pjesë e këtyre çështjeve janë dërguar për gjykim.

“Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje.

Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë cuar për gjykim”, tha Kryeprokurori.

Ndërsa sa i takon mikrokredive, Cela u shpreh se është një fenomen shqetësues. Ai theksoi se janë bërë disa kallëzime, por mbetet për tu parë si të vijohet me hetimet dhe gjykimet.

“Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimin dhe gjykimin. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin.

Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme