Ndjekje policore në autostradë afër Brukselit, lëndohen 14 imigrantë

Katërmbëdhjetë imigrantë janë lënduar gjatë ndjekjes së policisë në autostradë afër Brukselit, ka kumtuar prokuroria në kryeqytetin belg.


Pesë prej të lënduarve janë në gjendje kritike. Të gjithë imigrantët kanë qëndruar ilegalisht në territorin e Belgjikës.

Vozitësi, i cili nuk ka pasur dokumente me vete, është ndaluar në paraburgim dhe do të merret në pyetje gjatë ditës.

Prokuroria ka theksuar se është hapur hetimi për “tregti me njerëz” dhe për rrezikim të trafikut, përcjell gazetametro.net

Policia rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ka vërejtur një kombi se si lëviz në anën e kundërt të autostradës rreth 40 kilometra në jug të Brukselit. Më pas një numër i veturave të policisë ka filluar ndjekjen e kombit në drejtim të Brukselit.

Imigrantët janë lënduar kur kombi në të cilin ishin ata u përplas në mbrojtës të rrugës.

Belgjika është vend transit për imigrantët të cilët përpiqen të arrijnë në Britani të Madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme