Qetsori merr avantazh në lojë, iu bashkangjit tre të nominuarve për finalistin e dytë.
Efi, Kiara dhe Bledi kanë shkuar në nominim, pasi votuan banorët.
Qetsori si lider i shtëpisë ka një avantazh, dhe ka të bëjë lidhur me këtë nominim, shkruan lajmi.
“Lideri duhet të zgjedh mes dy mundësive që i ka dhënë Vëllau i Madh, opsioni i parë lideri shton veten në televotim për finalistin e dytë, dhe opsioni i dytë lideri shton veten për një eliminim”, thuhet në Zarf.
Qetsori vendosi për opsionin e parë, kështu ai bashkë me tre të nominuarit shkojnë në televotim për finalistin e dytë.