Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia për emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se ndryshe nga sa deklaron kryeministri shqiptar, hetimet vazhdojnë për skandalin e Ndraghetës.
Ajo tha se ka komunikuar me prokurorin italian Nicola Gratteri dhe ai i ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve.
“Po është e vërtetë. Ai më ka konfirmuar se hetimet e kësaj ccështje do të hetojnë. E konfirmoj me seriozitetin tim që hetimet vazhdojnë,” tha ajo.
“Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë.
Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri sic e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi.
© SYRI.net