Aleanca për Shqiptarët shprehet e gatshme që të përkrah një nismë eventuale të VMRO DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, duke e hequr “20 përqindëshin” nga Kushtetuta. Kreu i ASH-së Zijadin Sela tha se është pro hapjes së Kushtetutës nëse shqiptarëve u hiqet termi i 20%-it të dalë nga Marrëveshja kornizë e Ohrit. Ai tha se për të pasur një garancë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve duhet të miratohet një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, propozim-ligji të cilën ASH pritet ta dorëzoj në Kuvend, e që mund të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, shkruan Alsat.
“Për heqjen e definicionit 20% dhe Maqedonia të definohet si shtetet, në të cilin janë dy gjuhë zyrtare shqipja dhe maqedonishtja, po. Unë përshëndes çdo politikan, i cili është i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për këtë temë. Për temat tjera të cilat ju i hapni, badenteri ose balanceri. Balanceri për shembull nuk është pjesë e kushtetutës, unë e thash se pjesë e kushtetutës që është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është zgjidh me ligj akoma”, tha Zijadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Badenteri si kategori kushtetuese i vendosur me Marrëveshjen e Ohrit siguron mbështetje me votim të dyfishtë nga deputetët e komunitetet jo shumicë në Kuvend për ligjet sistematike që prekin interesat e komuniteteve. Sela tha nëse hiqet badinteri do të duhet të ketë zgjidhje tjetër, e nëse nuk ka atëherë ASH-ja propozon parlament dydhomësh.
“Në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mëndje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se bandeteri, po ne jemi të gatshëm që të bisedojmë. Bile, ne kemi edhe propozim në qoftë se s’ka badenter ka parlament dy dhomësh”, tha Zijadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe sot tha se është i gatshëm të bisedojë për heqjen e “20%-it” nga Kushtetuta, por edhe heqjen e mekanizmit të badenterit dhe balancuesit si dhe ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore. Ai tha se liderët politik në pushtet duhet të dalin nga hija e së kaluarës.
“Më vjen keq që ende ka lider politik në Shekullin XXI që flasin në prizmin e përqindjeve dhe kuotave. Unë refuzoj të flas në atë pikëpamje, unë dua të flas për cilësi, aftësi, dituri këto janë virtytet që mund të na çojnë përpara. Përqindjet dhe kuotat mendoj se janë konsumuar dhe nuk ka nevojë ti nënçmojmë bashkësitë jo shumicë në Maqedoni sepse duke i kategorizuar me përqindje dhe kuota. Nëse flasim për to dhe balancues e bandenter në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë druaj se do të mbetemi 200-300 mijë qytetarë më pak dhe Maqedonia do mbetet shtet i disa familjeve të pasura, për fat të keq do boshatiset.”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE
Partitë shqiptare ishin deklaruar “pro” heqjes së përkufizimit “20%” por jo edhe për badenterin. Lëvizja Besa vlerëson se duhet të ekzistojë një mekanizëm i cili do të parandalonte diskriminimin në baza etnike.
Nga BDI thanë se këto kanë qenë mekanizma të përkohshëm në dy dekadat e fundit dhe se me hapjen e Kushtetutës për ndryshime tjera me vullnetin e gjithë faktorëve politik edhe kjo çështje do rregullohet. /Alsat.mk