Ndryshimet kushtetuese, më shumë se gjashtë orë zgjatë takimi i grupit punues

Në Qeveri më shumë se gjashtë orë zgjatë takimi i grupit punues përgjegjës për tekstin e ndryshimeve kushtetuese. Pas takimit, kryetarja e grupit, Margarita Caca Nikollovska, paralajmëroi deklaratë për mediat. Ky është takimi i parë i grupit punues ku do të diskutohet në mënyrë thelbësore teksti, pasi mbledhja e fundit e ekspertëve përfundoi vetëm me miratimin e Rregullores së Punës. Së fundi, Caca Nikolovska bëri të ditur se grupi punues nuk do të largohet nga mandati dhe qëllimi për të cilin është formuar, gjegjësisht nga obligimet e marra nga korniza negociuese me Bashkimin Evropian, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ka përsëritur se kjo është detyrë themelore e grupit punues, edhe pse është ngritur çështja e zëvendësimit të termit “20%” me gjuhën shqipe. Në grupin e punës janë ekspertë kushtetues të ftuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe përfaqësues të partive politike të shumicës qeveritare, ndërsa partitë opozitare nuk kanë emëruar përfaqësues të tyre. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme