Ndryshon mendje, Bahtiri i bie pishman: Nuk jam larguar nga AKR, po e bëj më të fuqishem këtë parti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mohuar të ketë dhënë dorëheqje nga partia e tij, AKR. Madje sipas tij, ai është më i fuqishëm se kurrë në këtë parti.


Bahtiri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vazhdon të mbetet në AKR dhe se ka marrë mbështetjen e strukturave të partisë për të bërë koalicion më kë ta sheh ai të arsyeshme.

“Çfarë dorëheqje, kurrë ma i fortë në jetë s’kam qenë. Nuk kam dhënë dorëheqje as në parti, as kërkund. Dje e kam pasur mbështetjen e fuqishme të strukturave të partisë që të bëjë koalicion me kë unë ta shoh të arsyeshme, kjo ka qenë ajo fuqia që e kam marrë dje. Unë jam në AKR dhe do të jem në AKR”, ka thënë ai.

Bahtiri i pyetur se me kënd e sheh të arsyeshme të bëjë koalicion kjo parti politike para zgjedhjeve, nuk ka dhënë ndonjë emër konkret.

“Eh po, tani do t’i shohim ofertat. Mbetet të shihet”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme