Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova .
Kryesia e LDK-së sot bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, kurse pas homazheve kjo parti organizon Akademi Përkujtimore për Malokun.