Një 47-vjeçar shqiptar po lufton deportimin nga Britania e Madhe duke thënë se largimi i tij nga vendi do ta ndante atë nga familja. Por, situata e Ardian Rragamit, shqiptarit që jeton ilegalisht prej vitesh në ishull është më komplekse se kaq.
Në vitin 1998 ai vrau me armë zjarri një person në Shkodër. Ai shkoi në Angli duke u hequr si një refugjat kosovar me emrin Ardian Gashi. Për vrasjen Rragami u dënua me 15 vite burg në vitin 2000, por shërbeu vetëm 4 vite kur u ekstradua në 2009-ën.
Në 2016-n Ardian Rragami arriti të futej sërish në Britani fshehurazi. Ai iku në Uickford, Essex, me gruan e tij Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat 13 dhe 15 vjeç.
Ai u arrestua në qershor të atij viti pas një hetimi të Daily Mail, ku u zbulua se Rragami kishte arritur të kthehej në Britani, edhe pse më parë ishte ekstraduar.
47-vjeçari u lirua me kusht me një etiketë elektronike dhe nën një mbikqyrje ndërsa ai lufton ekstradimin e dytë drejt Shqipërisë.
Shumë kriminelë të huaj citojnë të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut kur luftojnë dëbimin. Por Rragami është parë duke i vendosur një thikë në fyt gruas së tij.
Mbesa e tij e filmoi Rragamin duke rrëmbyer zonjën Michaels dhe duke e kërcënuar atë ndërsa ishte i dehur.
Në Gjykatën e Gjykatës së Basildon ai u deklarua fajtor për sulm ndaj zonjës Michaels duke e goditur atë dhe duke prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe duke sulmuar një fëmijë, transmeton Lapsi.al.
Por Rragamit iu dha një dënim 8-mujor, i cili u pezullua, kështu që ai u largua nga gjykata. Nëse ai do të ishte burgosur për të paktën 12 muaj, vrasësi do të dëbohej automatikisht.
Zonja Michaels iu lut autoriteteve: “Ju lutem deportojeni atë tani”.
49-vjeçarja i tha gazetës The Sun: “I kam qëndruar pranë në të kaluarën, por derisa ai të deportohet, ai kurrë nuk do të ndalet”.
Autoritetet njoftuan se që nga viti 2010 Britania ka hequr 45.800 kriminelë të huaj nga vendi.