Përpos Pejës, Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Prizreni, Mitrovica e Gjilani janë 6 prej komunave më të mëdha që pritet t’i nënshtrohen rundit të dytë. Përfaqësuesit e partive thonë se ende nuk kanë vendosur se me kë do të bashkëpunojnë për të fituar në balotazh, kurse kanë eliminuar vijat e kuqe. Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati mund të përmbyset tërësisht pas rundit të dytë (më 19 nëntor), shkruan sot Gazeta “Zëri“
Beteja për komunat e mëdha, të cilat nuk kanë arritur ta nxjerrin një fitues në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, mund të sjellë rezultate të befasishme. Ndonëse thuajse të gjitha subjektet deklarohen se do t’i fitojnë komunat në të cilat janë në balotazh, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati mund të përmbyset tërësisht pas rundit të dytë (më 19 nëntor).
Përpos Pejës (e cila zgjodhi kryetarin pa balotazh), Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Prizreni, Mitrovica e Gjilani janë 6 prej komunave më të mëdha që pritet t’i nënshtrohen rundit të dytë.
E ndonëse balotazhi pritet ta përfshijë edhe pjesën dërrmuese të komunave të tjera në Kosovë, përfaqësuesit e partive thonë se ende nuk kanë vendosur se me kë do të bashkëpunojnë për të fituar në balotazh, shkruan tutje “Zëri“.
Megjithatë ata kanë bërë të ditur se nuk kanë vija të kuqe në zgjedhjet lokale.
Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se gjasat më të mëdha për bashkëpunim janë mes LDK-së dhe LVV-së në komunat ku PDK-ja ka dalë e para, kurse bashkëpunimi mes PDK-së dhe LDK-së aty ku LVV-ja pretendon të fitojë.
Porse, sipas tyre, nuk përjashtohet as ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV-së.