Në BDI po vazhdon mbledhja e Kryesisë, ende pa vendim përfundimtar

Përkundër lajmit të plasuar nga disa media lokale në Maqedoni se është arritur marrëveshja mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-s, duket se kjo nuk është ende e sigurt.

BDI po mban mbledhjen e Kryesisë, ndërsa aty Ahmeti ka thënë se “jemi treguar shumë të hapur dhe transparentë për të gjitha opsionet, parashikimet, është bërë një analizë e thellë me qëllimin më të mirë që Bashkimi Demokratik për Integrim dhe vendimet që do dalin të jenë në shërim të zgjidhjes së problemeve të dhënies fund të krizës politike”.

Mediat lokale bëjnë me dije së nga kjo marrëveshje e arritur, shqiptarët marrin kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Brendshme dhe shtatë ministri të tjera. Gjithashtu, gjuha shqipe do të jetë zyrtare në të gjitha nivelet e administratës.

Koha.net ka kontaktuar disa zyrtarë të lartë të BDI-së, të cilët kanë konfirmuar se ende nuk është definitive asgjë.

Top Channel, më parë raportoi se pak orë nga skadimi i afatit përfundimtar të mandatit për të formuar qeverinë e re, kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është dorëzuar duke pranuar platformën shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Mesnata e kësaj të diele ishte edhe afati i fundit kushtetues për Nikola Gruevskin që të bindte BDI për të formuar qeverinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme