Presidenti dhe Kryeministri s’thonë asnjë fjalë për dorëheqjen e Shefit të AKI’së

Ende nuk janë sqaruar deri në fund të gjitha detajet se pse dha dorëheqje Shefi i AKI’së, Agron Selimaj. Ai ka dhënë arsye familjare për largimin nga intelegjenca. Mediat kanë raportuar se ai ishte i përfshirë në skandale brenda institucionit. Mirëpo, deri më tash, kanë heshtur Shefat e Selimajt, Presidenti Thaçi e Kryeministri Isa Mustafa.

 

Isa Mustafa e Hashim Thaçi kanë mbetur pa Këshilltarin Kryesor për Çështje të Sigurisë. Kjo për shkak se Agron Selimaj ka dhënë dorëheqje prej pozitës së Shefit të AKI’së, ku sipas detyrës zyrtare ishte edhe këshilltar i dy udhëheqësve të Shtetit.

Edhe pse kanë kaluar tri ditë prej se është larguar nga AKI, Shefat e Slimajt nuk kanë dhënë asnjë koment as nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim për zëvendësimin e tij. Sipas Kushtetutës, emërimi i Shefit të AKI’së bëhet nga Presidenti dhe Kryeministri dhe kanë kohe njëzet ditë prej mbetjes së pozitës vakante në këtë institucion.

Por, cilat ishin arsyet pse çuan në largim Agron Selimajn?

Përgjigjen nuk e kanë as në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së.

Anëtari i këtij Komisioni nga AAK, Rrustem Berisha, ka thënë se Selimaj kishte probleme në AKI me Departamentin për Verifikim.

Mirëpo, thotë se për të tjera detaje duhet të flasin Presidenti dhe Kryeministri.

“Kryeministri dhe Presidenti e dinë me mirë se përse ai ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Berisha, për Gazetën Express, të dielën.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Selimajt, mediat kanë raportuar se ai u largua nga AKI pasi dyshohet për disa keqpërdorime. Personi që e ka denoncuar Selimajn është ka probleme ligjore pasi është i dënuar dhe kishte shkelur edhe një fëmije me veturë.

Sidoqoftë, është raportuar se largimi i Selimajt kishte ndodhur edhe për shkak se ai kishte dështuar të njoftonte institucionet e Kosovës për trenin e Serbisë.

Por, nuk dihet nëse largimi i Selimajt lidhet edhe me mbajtjen e shpejt të zgjedhjeve nacionale.

Megjithëkëtë, deputeti Berisha thotë se nuk e kanë pritur dorëheqjen e Selimajt në këtë kohë.

“Realisht ne nuk e kemi pritur dorëheqjen e tij. Prej që jemi emërua në komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së e kemi pas një bashkëpunim dhe vullnet të Selimajt për ta ngritur nivelin dhe performancën e AKI-së”, ka thënë ky mbikëqyrës i AKI’së.

Berisha ka treguar se Agron Selimaj kishte njoftuar Komisionin se ka probleme brenda AKI’së me Departamentin për Verifikimin e pastërtisë së personaliteteve.

Agron Selimaj ishte emëruar më  shkurt të vitit 2015 duke mos arritur të mbante këtë pozitë as dy vite. Para tij, Shef i AKI’së ishte Bashkim Smakaj, të cilin e patën detyruar të jepte dorëheqje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme