Në Bruksel vazhdojnë bisedimet midis Kosovës e Serbisë

Sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditë më parë ka thënë se në takimin me palën serbe do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Arifi ditë më parë ka thënë se po synojnë me përmbyll dialogun në tërësi, dhe duhet të ketë sipas tij, zbatueshmëri të plotë për secilën marrëveshje veç e veç.

 Kryesuesi i delegacionit të Kosovës ka thënë se qëndrimi për Asociacionin do të jetë në linjë me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, duke e respektuar sipas tij, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila herën e kaluar kishte gjetur 22 shkelje të Kushtetutës së vendit, në tekstin e këtij mekanizmi.

“Varësisht nga vendimi i Kushtetutës, do të bëhet draftimi ose amandamentimi i propozimit të ri. Kjo Qeveri nuk e pranon Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme