Në Bullgari konfiskohen 13 milionë euro të falsifikuara

Autoritetet bullgare konfiskuan një sasi rekord prej mbi 13 milionë euro kartmonedha të falsifikuara, tha sot policia bullgare.

Shumica e parave janë gjetur në fund të një liqeni artificial, dhe nga atje i kanë nxjerrë zhytësit, transmeton TetovaSot.

Kartmonedhat ishin nga 500 euro, dhe ishin fshehur në afërsi të një dige në Bullgarinë jugore.

Policia deri tek ta erdhi, pasi njëri nga falsifikuesit u arrestua dhe pranoi vendndodhjen e parave të rreme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme