Në cilat komuna dolën të parat partitë politike, prin Vetëvendosja

Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë renditjen e subjekteve politike, sipas numrit të komunave në të cilat ato janë renditur të parat në këto zgjedhje.

Sipas rezultateve, LVV-ja ka dalë e para në dhjetë komuna, LDK-ja ka dalë e para në tetë, Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna, PDK-ja në tri, koalicioni NISMA-AKR-PD e para në vetëm një komunë, LS-ja në dhjetë komunat me shumicë serbe, KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë, shkruan Indeksonline.

– LVV-ja ka dalë e para në 10 komuna: Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit.

– LDK-ja ka dalë e para në tetë komuna: Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

– Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.

– PDK-ja ka dalë e para në tri komuna: Drenas, Skenderaj dhe Shtime.

– Koalicioni Nisma-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë: Malishevë.

Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:

– LS-ja ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

– KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë: Mamushë, ka shkruar Cakolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme