Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhuruan momente shumë të bukura natën e djeshme (e mërkurë) në Big Brother VIP.
Ata organizuan një dasmë tradicionale të improvizuar në kuadër të një detyre nga ‘Vëlla i Madh’.
Dyshja, të cilët kanë nisur një njohje në këtë format, mes tjerash dhuruan edhe puthjen e parë.
Ky moment magjik është bërë viral dhe është diskutuar në masë të madhe nga fansat e tyre.
E veç kësaj, vëmendje të madhe me një veprim mori edhe aktorja Olta Gixhari.
Kjo u largua nga dasma dhe qëndroi me pjesën tjetër të banorëve, ndërsa në një çast filloi të qante dhe u largua për në banjë.
Ajo nuk është se e zbuloi arsyen, por të duket të jetë për shkak të raportit me Luiz Ejllin.