Një samit i NATO-s lidhur me masat e reja të sigurisë për anëtarët e saj do të mbahet në Londër në muajin dhjetor, në kuadër të 70-të vjetorit të saj, raporton AFP.
“Gjatë takimit në Londër, kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare do të ngrenë dhe diskutojnë problemet lidhur me sifdat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për shtyp.