Në ditën e Gruas, jepet vendimi për korçarin që masakroi nënën

Ditën e sotme gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nesim Demollarin, i arrestuar për vrasjen e nënës së tij 84 vjeçare Nazime Demollari.

Sipas prokurorisë ka prova që 54 vjecari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën.

Për këtë ka edhe dëshmitë e komshinjve që kanë thënë se Demollari e rrahu nënën për gjysmë orë, ndërkohë që nga hetimet ajo është e goditur me mjete prehëse në të gjithë trupin.

 “Mamane e gjeta në korridor. Atë e ushqeja unë, por ajo bente veprime te pandergjegjshme. Me quante Goni mua, jo Nesim. Dilte nga shtepia vete, por ishte me skleroze, binte dhe rrezohej vete. Unë e gjeta midis banjës dhe korridorit te shtrire. E cova ne dhome.

I shërbej prej vitesh. Kishte rene nga divani ne koke. Dy dite me pare vrau syrin. Nuk e kam vrare unë, vdiq vete. Pasi vdiq mora vellane ne telefon. Unë kam punuar 20 vite ne Greqi. Jam i pafajshëm dhe dua të gjykohem i lirë, dua të punoj, se nuk kam te ardhura”, është shprehur Nesim Demollari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme