Remzie Osmani, vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes me muzikën e saj.
Këngët e saj ende dëgjohen dhe pëlqehen shumë nga publiku, ani pse ajo ka shumë vite në skenë, shkruan ORAinfo.
Edhe me kalimin e viteve ajo ka qenë shumë aktive duke sjellë gjithmonë projekte të cilat janë përqafuar nga audienca e gjerë.
E ky sezon ka qenë i ngarkuar për këngëtaren nga Mushtishti, duke marrë pjesë në shumë dasma dhe ahengje.
E natyrisht Remzia kujdeset shumë për pamjen e saj, e këtë e ka dëshmuar në imazhin e fundit ku në fustan të gjatë duket si një çikë e re./ORAinfo/