Në Gurrakoc të Istogut, dy persona plaçkisin me armë shtëpinë në pikë të ditës

Një plaçkitje si nëpër filma ka ndodhur dje në Gurrakoc të Istogut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ferataj.
Dy persona në mes të ditës kanë trokitur në një nga shtëpitë e lagjes Ferataj ku janë shfaqur kinse po kërkojnë ndihma për bamirësi.

Në një diskutim me një femër që në atë kohë ishte e vetme në shtëpi, një burrë dhe një grua janë futur në shtëpi nën kërcënimin e armëve.

Pasi kryen hajninë për disa minuta, burrë e grua janë larguar në drejtim të panjohur.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme