Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:50 në pikën kufitare në Jarinjë, është ndaluar një mashkull/serb (Z.D.), i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Koha.net se ai ka pasur urdhërëarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore – Departamenti për Krime të rënda në Pejë.
“Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorisë Speciale të RKS-së dhe më pas nga i njëjti është lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar”, tha Hoxha.