Në kërkim ndërkombëtar prej 13 vitesh, kapet shqiptari në Janinë. I dënuar nga drejtësia italiane me 22 vite e 8 muaj burg për vrasje

Një 48 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Janinë nga policia helene, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për vrasje.


Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2011, kur dhe iu dha dënimi nga Gjykata e Italisë për 22 vite e 8 muaj heqje lirie, për veprën penale ‘vrasje’.

Mbi autorin rëndojnë akuzat “vrasje” dhe “lëndim i rëndë”.

Shqiptari është arrestuar nga policia helene pasditen e djeshme (21 qershor), e po punohet për ekstradimin e tij në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme