Në këtë lokal, paguan varësisht prej edukatës që e ke (Foto)

Sakte.net / e Mërkurë 21 Shtator / 09:27

Vetëm nëse ke punuar kamarier mund ta kuptosh ç’stres shkaktojnë klientët e paedukatë. Je zgjuar në gjashtë të mëngjesit dhe je ende i lodhur nga dita e djeshme, ndaj minimumi që pret nga klientët është një ‘të lutem’.

Por Austin Simms, pronari i një kafeneje në Roanoke, Virginia, e ka gjetur zgjidhjen. Pranë hyrjes së barit ka vënë një tabelë ku shkruhen çmimet e kafesë sipas kategorisë së klientëve.

“Mirëseerdhët në “Cups”!

“Një kafe”- 5 dollarë

“Një kafe, ju lutem”- 3 dollarë

“Përshëndetje, a mund të më bësh një kafe, të lutem?”- 1.75 dollarë”

“Vendosa këtë listë çmimesh sepse ndjeva nevojën për të ndryshuar mënyrën si njerëzit sillen nëpër botë. Njerëzit që s’thonë as “përshëndetje” duhet të kuptojnë se edhe ata pas banakut janë njerëz.”, tregoi Austin për mediat lokale.

Vetëm një ditë pasi vendosi tabelën, ideja e tij u kthye në një fenomen në rrjetin social Reddit. Sa për klientët, tani së paku dinë të sillen brenda kafenesë së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme