Në Kosovë po zhduket klasa e mesme

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti e Industri, Muhamet Mustafa, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se diferenca në mes të pagës së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe asaj minimale në Kosovë ka shkaktuar disa anomali, e cila pritet të zgjidhet me ligjin e ri.

“Sa i përket lartësisë së pagave ka një çrregullim, veçmas në sektorin publik. Mendoj se me ligjin e ri po tentohet të bëhet njëfarë kategorizimi dhe rangimi i pagave në mënyrë që ato ta kenë një logjikë për lartësinë e tyre dhe kështu të rregullohen disa anomali midis institucioneve për pagat e ndryshme”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se shtresa e mesme, në të cilën bëjnë pjesë punëtorët shëndetësorë, të arsimit dhe institucioneve kërkimore, nuk e kanë momentalisht pagën e merituar.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Faton Topalli, i cili ditë më parë ka shprehur shqetësimin e vet për pagat e larta të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se “në Kosovë e kemi një grup njerëzish që janë shumë të pasur dhe shumicën tjetër të shoqërisë që është e varfër”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme