Vuçiç i frikësuar nga shqiptarët e Kosovës Lindore

 

“Nëse kemi shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet që problemi nga atje të bartet tek ne dhe të kemi probleme në jugun e Serbisë”, ka thënë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Por, sipas analistit Badallajt, Vuçiç përmes këtyre deklaratave dëshiron të paraqitet në rolin e viktimës, në rast se shqiptarët në Luginën e Preshevës fillojnë të ngriten për të drejtat e tyre të mohuara, ashtu siç janë duke bërë shqiptarët në Maqedoni, apo të ketë një reprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Po bëhen më shumë se katër muaj që kur nisi kriza politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Shqiptarët e Maqedonisë po vazhdojnë t`i kërkojnë të drejtat e tyre ndërsa maqedonasit po i kundërshtojnë këto kërkesa. Njëra ndër to është kthimi i gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare të këtij shteti.

E një krize e tillë e cila po mbretëron në Maqedoni, sipas Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, mund të bartet edhe tek shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi.

“Nëse kemi shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet që problemi nga atje të bartet tek ne dhe të kemi probleme në jugun e Serbisë. Në qoftë se, madje, vjen deri në përleshje midis maqedonasve, që askush nuk e dëshiron, do të shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë ne”, ka paralajmëruar ai.

Për analistin Zudi Xhelili, dikujt po i konvenon që kjo krizë e thellë politike në Maqedoni, të marrë përmasa të një konflikti ndëretnik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme