E shtune, 05 Nentor 2016 – Sakte.net /
Komuna e Lipjanit për këtë vit shkollor ende nuk ka arritur t’i furnizojë të gjitha shkollat me dru për ngrohje, ndërkohë rreth kësaj çështjeje telashe më të mëdha janë paraqitur në SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan, derisa kjo shkollë numëron afro një mijë nxënës.
Nga ana tjetër zyrtarët komunalë në Lipjan kanë thënë se muaj më parë Ministria e Arsimit ka marrë në përgjegjësi zhvillimin e procedurave të prokurimit për furnizim të shkollave me dru, ndërkohë në momentet e fundit sërish ka marrë vendim që komunat ta bëjnë vetë përzgjedhjen e operatorëve,shkruan koha ditore.
Po ashtu zyrtarët komunalë kanë thënë se Drejtoria e arsimit dhe ajo e prokurimit tashmë kanë përfunduar të gjitha proceduar e tenderimit, ndërkohë kompania fituese ka nisur t’i furnizojë rreth 20 shkolla me lëndë djegëse për ngrohje.