Në Maqedoni nis heqja e tabelave me mbishkrimin “Aleksandri i Madh”

Ka filluar heqja e tabelave të autostradës dhe aeroportit më mbishkrimin “Aleksandri i Madh” në Maqedoni.

Ditët në vijim pritet vendosja e tabelave të reja, “Autostrada ‘Miqësia’” dhe “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”.

Nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se tabelat e reja do të vendosen sapo të verifikohen nga një ekip i posaçëm lektorësh, raporton Alsat-M.

Riemërimet janë të sinkronizuara me intensifikimin e negociatave për emrin, me ç’rast këto veprime të Shkupit zyrtar kanë për qëllim krijimin e mirëbesimit, që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar të emrit me Greqinë.

Pritet që në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit mars, në aeroportin e Shkupit të aterrojë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias dhe ky do të ishte aterrimi i parë pas shumë vitesh i një zyrtari të lartë grek.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme