Autoritetet iraniane kanë shkatërruar 100 mijë saça satelitorë televiziv dhe reseverë ilegalë, të konfiskuara nga familjet e ndryshme.
E gjitha është pjesë e një aksioni për largimin e tyre me pretendimin se ‘cenojnë moralin dhe kulturën”.
Gjenerali Mohammad Reza Naghdi, kreu i milicisë morale të Iranit ishte vet i pranishëm në aksionin që u zhvillua në formë ceremonie në Tehran.
Ai shprehu shqetësimin për ndikimin që televizionet satelitore kanë në vend.
“E vërteta është se shumica e televizioneve satelitore…e devijojnë shoqërinë nga morali dhe kultura”, citohet të ketë thënë për AFP-në, transmeton lajmi.net.
“Çfarë këto televizione bëjnë realisht është rritja e numrit të ndarjes së çifteve, dhënia pas tyre dhe pasiguria në shoqëri”.
Naghdi tha se një total prej 1 milion iranianësh tashmë vullnetarisht i kanë dorëzuar saçat satelitorë te autoritetet e shtetit.