Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia pasditen e së premtes në Përmet.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për 768 kilogramë kanabis sativa.
Sipas burimeve, droga u gjet gjatë një kontrolli në një tunel në fshatin Piskovë, e ndarë në 102 pako dhe e futur në thasë.
Grupi hetimor i posaçëm i ngritur për këtë rast ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shoqëruar disa persona.