Gjatë ditës së djeshme në Prekaz të Skënderajt janë gjetur një sasi e konsiderueshme fishekësh.
Policia e Kosovës ka raportuar se një person në arën e tij kishte gjetur disa municione. Pas raportimit policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminimin i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar 414 fishekë të kalibrit 7.9mm./Lajmi.net/