Gjahtari i nacionalitetit goran nga Rapça e Dragashit, Nedžip Šemsidini, në facebook ka postuar videon e titulluar “Ujqit tërbohen” (boshnjakisht “Vuci haraju”) ku shihet se si ujku e ka shqyer dhe ka ngrënë tërë trupin e zagarit të gjahut dhe i ka lënë vetëm kokën. Vërtet e tmerrshme!
Në fshatin Rapçë të Dragashit jetojnë banorët e nacionalitetit goran. Fshati gjendet rreth 30 km larg nga Prizreni. Nga perëndimi kufizohet me Malin e Koritnikut që kufizon me Kukësin (Shqipërinë). Nga ana veriore e lindore kufizohet me trevën e Opojës të banuar me shqiptar.