“Lëvizja e qytetarëve të lirë” e Serbisë e ka kritikuar sot vendimin që Lista Serbe të hyjë në qeverinë në Prishtinë me një koalicion lufte, kryeministri i së cilës do të jetë Ramush Haradinaj.
Kjo lëvizje thekson se veçanërisht e shqetëson fakti se Lista Serbe, të cilën e quan “SNS e Kosovës”, nuk negocioi planet për mbrojtjen e serbëve të Kosovës, por për poste ministrore për zyrtarët e saj, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.