“Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!

Është mbyllur protesta e 91-të e rezistencës qytetare në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku përcollën mesazhe dhe akuza ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës nuk munguan pankartat dhe mesazhet ironike ndaj qeverisë. “Koha nuk na lodh, na forcon” ishte një prej mesazheve të shfaqura në shesh, ndërsa protestues të tjerë deklaruan se janë të gatshëm të vijojnë qëndrimin në shesh edhe për një kohë të gjatë.

Një prej të rinjve në protestë tha se “Rama numëron ditët që i kanë ngelur”, duke e cilësuar vijimin e protestës si dëshmi të rezistencës qytetare.

Edhe pensionistët ishin pjesë e mesazheve të mbrëmjes. Një qytetar i moshuar i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen dhe kërkoi më shumë mbështetje për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në një tjetër mesazh, u përcoll edhe thirrja e diasporës për bashkim të grupeve të ndryshme shoqërore dhe profesionale, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në protesta.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit zhvilluan marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë.

Me mbylljen e mbrëmjes së sotme, rezistenca qytetare shënon 91 ditë protestë, ndërsa pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në shesh dhe do të vijojnë aksionin e tyre.

The post “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme