Policia ka dhënë detaje mbi ngjarje e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në banesën në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç.
Të lënduarit e tjerë janë pronari i banesës, S. K., 40 vjeç, si dhe L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe. Gjendja e 40-vjeçarit ka qenë më e rënduar dhe ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, katër personat e tjerë, përfshirë dy fëmijët, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe, sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
The post Ngjarja e rëndë në Lezhë/ Gjashtë të plagosur nga plasja e bombolës, dy prej tyre fëmijë, 40-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës. Pamje nga vendngjarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



