Publikohet raporti i ekonomive konkurrente në botë, ja ku gjendet Maqedonia

Forumi ekonomik botëror (FEB) e ka publikuar raportin më të ri të konkurrencës së ekonomive në botë, për vitin 2016-2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 68-të me ekonomi konkurruese, nga 138 vendet e botës që janë përfshirë në këtë raport.

Në nivel botëror, pesë vendet më konkurruese janë Zvicra, Singapuri, SHBA-të, Holanda dhe Gjermania, ndërkaq nga vendet e rajonit, Bullgaria është në vendin e 50të, kurse vendet tjera pas Maqedonisë janë Kroacia (74), Shqipëria (80), Mali i zi (70), Greqia (86), Serbia (90), kurse Bosnja e Hercegovina është në vendin e 107-të.

Në fund të listës gjenden vendet si Malavi, Burundi, Çadi, Mauritania dhe Jemeni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme