Në sulmin izraelit vriten 7 anëtarë të familjes së liderit të Hamasit, Haniyeh

Hamasi njoftoi se 3 djemtë dhe 4 nipërit e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh u vranë si pasojë e shënjestrimit nga Izraeli të një automjeti në lëvizje në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Hamasi bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin që Izraeli kreu ndaj automjetit në të cilin ndodheshin shumë persona nga familja e Haniyeh në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se të gjithë personat brenda u vranë ose u plagosën si rezultat i shënjestrimit të automjetit me të cilin familja Haniyeh po lëvizte për t’iu uruar banorëve të kampit dhe të afërmve të tyre festën e Bajramit.

Më tej ndahet informacioni se në sulmin “tradhtar dhe frikacak” të kryer në kampin e refugjatëve Al-Shati në ditën e parë të Fitër Bajramit, humbën jetën fëmijët Hazim, Emir dhe Muhammed si dhe nipër/mbesat Muna, Amal, Halid dhe Rezzan të Haniyeh.

Ata që humbën jetën në sulm ishin në të njëjtin front me popullin palestinez, se krahas rreth 60 personave të vrarë më parë nga familja Haniyeh ata iu bashkuan radhëve të atyre që humbën jetën në “Stuhia e Aksasë”, thuhet më tej.

Hamasi ka shprehur ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën, duke e konsideruar shënjestrimin e udhëheqësve të Hamasit dhe familjeve të tyre nga Izraeli si “asgjë tjetër përveç se përpjekje të dëshpëruara të armikut të pasuksesshëm në terren dhe tmerrim përballë mbrojtjes së rezistencës palestineze”.

“Sulme të tilla nuk do të kenë sukses të thyejnë Hamasin dhe rezistencën e popullit palestinez, por se kjo vetëm do të rrisë vendosmërinë e tyre në luftë. Ky është iluzioni se Izraeli do të arrijë sukses gjatë negociatave duke përshkallëzuar terrorizmin, luftën gjenocidale dhe sulmet ndaj civilëve të pambrojtur”, thuhet në deklaratë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, thuhet se 3 djemtë dhe 2 nipërit e Haniyeh u vranë në sulmin ndaj një automjeti ku ndodheshin shumë anëtarë të familjes së Haniyeh, të cilët po shkonin për të festuar Fitër Bajramin me të afërmit e tyre dhe banorët e kampit të refugjatëve Al-Shati.

Në deklaratën me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhej se në sulm u vranë jetën 5 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Haniyeh në një deklaratë pas sulmit tha se “Fëmijët e tij nuk e braktisën Gazën, ata sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme