“Ngjarjet që ndodhën në Turqi nuk ishin vetëm tentativë për puç, por kishte edhe shenja klasike të terrorizmit të cilat ndodhën mbi popullatën civile dhe tmerrin i cili pasoi më pas para së gjithash ndaj popullatës civile”, deklaroi për Anadolu Agency (AA), analisti politik Ramadan Ramadani, duke e komentuar tentimin për grusht shteti në Turqi, të cilin më 15 korrik tentoi ta kryejë organizata terroriste FETO.
Ramadani vlerëson se me këtë tentativë për grusht shteti nuk ka qenë i sulmuar vetëm pushteti, por tërë Turqia, të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, duke e theksuar admirimin e tij për gatishmërinë e popullit turk për t’u ballafaquar me këtë tentim për grusht shtet.
“Shumë njerëz mund t’ia kenë lakmi organizimit të popullit turk i cili atë ditë brenda një kohe të shkurtër arriti ta kthejë ushtrinë e tij. Imagjinoni njëra nga mesazhet më të mëdha e cila është dërguar në mbarë botën është se njerëz të cilët në mënyrë aq të suksesshme mund të ballafaqohen me ushtrinë e vjedhur imagjinoni sa me sukses do të ballafaqohen me palën tjetër, ushtrinë ose okupimin”, thekson Ramadani.
Sipas tij, një nga ngjarjet më të tmerrshme që ndodhën pikërisht në urën në Stamboll i lidh Evropën dhe Azinë, i cili ishte ngjyrosur me ngjyrat e flamurit francez në shenjë solidarizimi për sulmin e atjeshëm terrorist i cili ndodhi para disa ditësh.
Duke shpjeguar se gjatë kohës së tentimit të grusht shtetit, rastësisht ka ndodhur në Stamboll, Ramadani rikujton se ka studiuar në Turqi. Ai thotë se duke e njohur popullin turk “një tentim i tillë me shenja të ndyra të terrorizmit asnjëherë nuk do të ketë sukses”.
Ramadani thotë se ka më shumë ngjarje të cilat do të zbulohen në të cilat tregohen shenjat e drejtpërdrejta të terrorizmit dhe vuajtjet e popullatës civile.
“Ngjarjet ishin të kondensuar sipas tmerrit i cili po ndodhte edhe në ato shtatë orë në të cilat arritëm të qëndrojmë zgjuar nga ngjarjet e shëmtuara të cilat ndodhën. Kishte më shumë ngjarje të cilat në të ardhmen do të zbulohen në të cilat shenja të drejtëpërdrejta të terrorizmit ku pa ndonjë arsye ishte hapur zjarr mbi civilët”, thekson analisti politik Ramadani./Anadolu Agency