Në Universitetin e Tetovës nga departamenti i Filologjisë Orientale u kremtua “21 Dhjetori – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke”

Në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Tetovës, Departamenti i Filologjisë Orientale, u organizua një aktivitet festiv me rastin e “21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke”, ndërsa me këtë rast gjithashtu u kremtua edhe 15 vjetori i themelimit të Departamentit të Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës.

Hapjen solemne e bëri nikoqiri, shefi i departamentit të Filologjisë Orientale, Prof. Dr. Sylejman Baki, ndërsa në emër të universitetit fjalë përshëndetëse të panelit e mbajti, Prof. Dr. Musa Musai. Në kuadër të aktivitetit, u mbajt gjithashtu paneli me temë: “Personalitetet poetike të qytetërimit tonë: Mevlana, Mehmed Akif Ersoj dhe Jahja Kemal Bejatllë”, ku moderator i saj ishte Doç. Dr. Gürkan Moralı, ndërkaq panelistët: Prof. Dr. Metin İzeti, Prof. Dr. Mehmet Samsakçë dhe Dr. Eljesa İsmaili.

Në këtë panel-diskutimi, u diskutua mbi të vlerën e arsimit në trojet tona dhe rolin e madh që kanë luajtur figurat eminente në gërshetimin e botëkuptimit të qytetërimeve.
Departamenti i Filologjisë Orientale, gjatë këtyre 15 vite të themelimit të saj, ka arritur që të nxjerr në dritën e diturisë, kuadro të rëndërishme që po kontribuojnë në zhvillimin e gjuhëve orientale në vend dhe rajon. Gjatë këtyre viteve, në drejtimin Filologji Orientale, kanë diplomuar rreth 156 studentë, 20 studentë kanë përfunduar masterin, ndërsa 6 kanë doktoruar.

Gjithashtu, në këtë event, pjesëmarrës ishte edhe nismëtari dhe themeluesi i drejtimit të Filologjisë Orientale, ish-prorektori i UT-së, profesor i gjuhës arabe,
Prof. Dr. Ismail Ahmedi, po ashtu prezent ishte edhe ligjëruesi i gjuhës turke, Prof. Dr. Abdullah Hamiti. Me këtë rast, përveç ngjarjes kremtuese, profesorët dhe studentët, përkujtuan edhe kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për drejtimin e Filologjisë Orientale, i ndjeri pedagogu i gjuhës turke, Prof. Dr. Mehdi Polisi.

Në këtë event, pjesëmarrës ishin edhe
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank- Shkup, Dr. Bilal Suxhubashë, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Shkup, Arif Konak, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Prof. Dr. Lytfi Sunar, dhe Kreu i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup, Prof. Dr. Osman Emin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme