Në Veleshtë të Maqedonisë u varros sot Nexhipi 21-vjeçar, viktimë e terrorit në Vjenë

Nexhip V., i vrarë më 2 nëntor 2020 nga sulmi terrorist në Vjenë, do të prehet në paqe sot në varrezat e Veleshtës në komunën e Strugës.

Lajmin për varrimin e të ndjerit e kanë konfirmuar për Albinfo Austria familjarët e viktimës. “Varrimi do të bëhet sot, në orën 12:00 – 12:30”, tha shkurt dhe pa dashur të japë detaje të tjera një i afërm i viktimës.

Mbrëmë familjarë të shumtë, miq, të afërm, por edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Austri kanë udhëtuar gjatë tërë natës për të marrë pjesë në varrimin e Nexhip V.

Djaloshi 21-vjeçar ishte në mesin e katër viktimave të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një sulmues i tërbuar terrorist që vrau dhe plagosi këdo që i doli përpara natën e 2 nëntorit në qendër të Vjenës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme