Qytetarë të ndryshëm, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmjen e sotme pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tragjedia e mbrëmshme, kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zjarri.
Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit.
Humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me Covid dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë 2 mjek dhe 4 infermiere.