Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar Bllacë është parandaluar trafikimi i 5 kilogramëve stoli ari.
– Advertisements –
Sipas njoftimit të drejtorisë doganore, më 8 shkurt në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Bllacë, kontrolli doganor ka kontrolluar automjet me tabela të Serbisë e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë dhe se janë gjetur 10 paketa me stoli ari në vlerë prej 9.604.430 denarë ose 5097.59 gram.
Ari dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa kundër personit do të zbatohet hetim për procedim të mëtejshëm dhe më pas kallëzimi penal.